laboratori rinor, faqe fb kongresi rinor kombetar

laboratori rinor, faqe fb kongresi rinor kombetar

Laboratori Rinor i Ballkanit Perёndimor ёshtё njё nismё 3-vjeҁare qё implementohet nga Kёshilli pёr Bashkёpunim Rajonal (RCC) me mbёshtetjen e Bashkimit Evropian.

Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, deklaroi se e para në llojin e saj në Ballkan dhe me fokus te punёsimi rinor, kjo iniciativё ёshtё bashkёrenduar me të gjitha ministritё e linjёs dhe organizatat rinore.

“Nё kuadёr tё Laboratorit Rinor tё Ballkanit Perёndimor, grupi i ekspertёve pёr Shqipёrinё ka vendosur tё hartojё “Udhërrëfyesin Kombëtar pёr Tranzicionin e tё Rinjve nga Shkolla nё Vendin e Punёs”. Duke qenё se njё ndёr problematikat kryesore tё tё rinjve nё vend ёshtё mungesa e informacionit dhe orientimit për karrierën gjatё dhe pas pёrfundimit tё shkollёs, krijimi i njё dokumenti strategjik ёshtё i domosdoshёm”, -deklaroi ministrja Muzhaqi.

Ajo theksoi se do të jetë dhe vetë pjesë e këtij grupi që do të punojë për hartimin e këtij Udhërrëfyesi. (Irma)