vaksinimet Shqiperi, foto fb zyrtare MSH

vaksinimet Shqiperi, foto fb zyrtare MSH

Në Shqipëri, që nga fillimi i fushatës së vaksinimit anti-Covid “Shqipëria buzëqesh” mbi 800 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se kjo ecuri është falë punës së përditshme të punonjësve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 2.074.560 vaksina, ndërsa autoritetet premtojnë se janë planifikuar të mbërrijnë të tjera.

Ndërkaq ata i bëjnë thirrje popullatës që ngurron për t'u vaksinuar se marrja e vaksinës ndihmon dukshëm në përballimin e epidemisë.

Sipas shifrave gjatë epidemisë janë infektuar 170.778 persona, fatkeqsisht 2705 kanë humbur jetën dhe 158.574 janë shëruar. (Fatosi)