nanoteknologjia, dptiidhtirana

nanoteknologjia, dptiidhtirana

Nga data 4-8 tetor në Shqipëri mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2021). Ky është edicioni i 21-të i këtij aktiviteti i cili organizohet nga “Phantoms Foundation” (Spanjë), Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti “NanoAlb” i ngritur pranë saj, me mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve Shqiptare si dhe të Ambasadës spanjolle në Tiranë.

Ky takim shkencor i nivelit më të lartë në këtë fushë synon të paraqesë një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë me synim transmetimin e informacionit dhe vendosjen e kontakteve midis kërkuesve shkencorë në këtë fushë.

Organizatorët shqiptarë e shikojnë aktivitetin si një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e shkencës në Shqipëri. TNT2021 ka një mbështetje nga një numër i madh institucionesh prestigjioze të nanoteknologjisë në botë. Mbledhja me këtë rast në Tiranë e kërkuesve shkencorë më të shquar në këtë fushë do t’i hapë Shqipërisë mundësi të reja bashkëpunimi në një nga fushat më të përparuara të shkencës.

Qendrat më të rëndësishme të shkencës botërore nga SHBA-ja, Spanja e Japonia përfaqësohen në këtë konferencë me rreth 210 shkencëtarë e studiues nga 21 vende të ndryshme të botës e rajonit. (Fatosi)