Reja, kombetarja e futbollit, atsh

Reja, kombetarja e futbollit, atsh

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka bërë publike listën me emrat e 25 lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe Polonisë, shkruan “ATSH”.

Lista kuqezi ka pak ndryshime në krahasim me grumbullimin e fundit.

Risi është rikthimi i Ivan Balliut, i cili po kalon një formë të mirë me Rayo Vallecanon-n në Spanjë.

Në dispozicion të Reja kthehen Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Frederik Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike.

Ndër mungesat për shkak dëmtimi bien në sy mesfushorët Qazim Laçi dhe Armir Abrashi.

Shqipëria renditet aktualisht e dyta në Grupin I me 12 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa më 9 tetor do të sfidojë Hungarinë në Budapest.

Më 12 tetor në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Poloninë, aktualisht rivalin direkt për vendin e dytë. (Fatosi)