zv-ministrja e arsimit ( Foto:liberale)

zv-ministrja e arsimit ( Foto:liberale)

Në Shqipëri, më 27 shtator nis viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar, pas përmbylljes së javëve të mësimit plotësues.

Zv.ministrja e Arsimit Nina Guga deklaroi se mësimi do të bëhet fizikisht në institucionet arsimore, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë për Covid-19. Gjatë një interviste për “RTSH”, zv.ministrja tha se skenari i mësimit në distancë do të zbatohet vetëm nëse do të ketë përkeqësim të situatës pandemike.

Për sa i takon vaksinimit të mësuesve, Guga tha se ky proces do të përmbyllet me të dyja doza deri në fund të dhjetorit.

Procesi i shpërndarjes së librave ka përfunduar në të gjitha shkollat, ndërsa në fillim të javës së ardhshme ato të publikojnë planin e detajuar, për ndarjen e nxënësve në klasa dhe mënyrën si do të zhvillohet mësimi. (Irma)