Shqipëria ishte një ndër destinacionet e preferuara të turistëve të huaj gjatë kësaj vere dhe sipas të dhënave të INSTAT-it, vetëm gjatë muajit gusht kanë hyrë mbi 1.5 milionë shtetas të huaj, ose 2.7 herë më shumë se një vit më parë.

Instutiti i Statistikave bëri të ditur se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin gusht 2021, ishin mbi 2.1 milionë, një rritje me 2.6 herë krahasuar me gushtin 2020.

Sipas INSTAT-it, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2021, ishin 2.154.672, duke shënuar një rritje me 2.5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (Irma)