Grupi i dytë i dozave të vaksinave anti-Covid të zhvilluara nga firma farmaceutike kineze “Sinopharm” mbërriti në Budapest.

Hungaria mori grupin e parë prej 550.000 dozash të “Sinopharm” më 16 shkurt.

Hungaria u bë vendi i parë i BE-së që mori vaksinën kineze kundër koronavirusit të ri, shkruan “CGTN”.

Vendi ka blerë vaksina nga vendet jashtë programit të përbashkët të prokurimit të BE-së, duke pretenduar se vonesat në përhapjen e bllokut po kushtojnë jetë. (Irma/ video nga Xinhua Global Service)