Foto nga VCG
Bosnjë dhe Hercegovina ka raportuar një numër rekord të vdekjeve ditore nga Covid-19. Kryeqyteti Sarajevë ka vendosur që duke nisur prej javës së ardhshme të nisë planin e bllokimit, për herë të parë që nga maji i vitit të kaluar, në një përpjekje për të luftuar rritjen e infektimeve që kanë prekur majat.
Vendimi vjen pasi vendi ballkanik është shprehur i pakënaqur pasi nuk ka arritur ende të marrë vaksinat e premtuara nga skema Covax, shkruan “The Guardian”.
Vaksinimet me vaksinën ruse “Sputnik V” kanë filluar vetëm në rajonin serb.
Sarajeva, e cila ka parë një mesatare ditore prej 456 rastesh të reja me koronavirus gjatë javës së kaluar, do të mbyllet pjesërisht fundjavën e ardhshme për herë të parë në gati 10 muaj pasi kapacitetet spitalore janë tejmbushur, thanë autoritetet. Vetëm dyqanet e ushqimeve, farmacitë dhe pikat e karburantit do të qëndrojnë të hapura. (Elona)