Duke filluar nga e shtuna, Greqia do të hyjë në bllokimin e dytë për të përmbajtur epideminë Covid-19. Vendimi u njoftua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një fjalim para kombit. Mbyllja do të zgjasë tre javë, shkruan “Ekathimerini”.
“Rritja agresive e infeksioneve gjatë 5 ditëve të fundit më detyron të ndërmarr masa tani, në vend që të presim nëse do të funksionojnë kufizimet e njoftuara së fundi”, -shpjegoi Mitsotakis.
Të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe udhëtimet midis rajoneve do të ndalohen, ndërsa autoritetet do të rivendosin një sistem që i detyron qytetarët të shkruajnë një numër qeveritar për t'i njoftuar ata që largohen nga shtëpia për të shkuar në punë, për të blerë, për të shkuar te mjeku ose të udhëtojnë për aktivitet fizik.
Shkollat e mesme do të vijojnë me mësimin ‘online”, ndërsa kopshtet dhe shkollat fillore do të qëndrojnë të hapura. (Irma)