Prej së martës, Greqia është nën masa kufizuese, ndërsa qyteti i dytë më i madh në vend, Selaniku, i është rikthyer izolimit të plotë.

Mediat lokale bëjnë të ditur se për dy javët në vijim ndalohen të gjitha aktivitetet e panevojshme, me përjashtim të marketeve, furrave të bukës dhe farmacive.

Ndalohet qarkullimi në rrugë pa një vërtetim dhe transporti për në ambientet e punës do të bëhet vetëm me leje te posaçme. Shkollat e ciklit të ulët do të qëndrojnë hapur, ndërsa gjimnazet dhe sistemi universitar do të aplikojnë mësimin online.

Ndryshe nga veriu i Greqisë, në Athinë kufizimet janë më të lehta, me qarkullimin që ndalohet vetëm në orët 24:00-05:00. (Elona)