Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se pavarësisht rritjes së kurbës së infeksionit do të ketë kufizime dhe masa shtrënguese, por jo një mbyllje të dytë si ajo e marsit.

Gjatë një emisioni televiziv, Brataj tha se periudha më e vështirë ende nuk ka kaluar, pasi gjatë muajve nëntor dhe dhjetor situata pritet të rëndohet.

Gjithashtu, Brataj tha se vendimi për zhvillimin e mësimit “online” për universitetet u mor me qëllim evitimin e përhapjes së një vatre të madhe infeksioni, duke qenë se Tirana ka numrin më të madh të të infektuarve dhe 35 për qind të vatrave në të gjithë Shqipërinë. (Elona)