Në Shqipëri, në 24 orëte fundit, është shënuar numri më i lartë deri tani i viktimave nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 9 persona kanë humbur jetën, duke e çuar totalin e jetëve të humbura për shkak të pandemisë në 518.
Nga 1472 teste të kryera rezultuan 327 raste pozitive në të gjithë Shqipërinë, duke arritur në totalin prej 21.202 personave të infektuar që prej shpërthimit të virusit.
Brenda një dite janë shëruar 57 pacientë, duke e çuar numrin në total në 11.246. Rastet aktive me Covid-19 janë 9438.