Strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar, gjatë kontrolleve për zbatimin e masës së re për mbajtjen e maskës mbrojtëse, kanë ndëshkuar 659 qytetarë që nuk i kishin vendosur ato, duke i gjobitur me nga 3000 lekë.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në Shqipëri janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3000 lekë, 185 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik, shkruan “A2”.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. (Redaktoi: Zhang Yan)