"Të mundësohet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut". Kështu është shprehur në Forumin Strategjik të Bled-it (Slloveni), i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, duke rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Tematika e këtij forumi është 'Ballkani Perëndimor – Europianizimi, Demokratizimi'. Diskutantët në forum thanë se historia e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jetë një nga mundësitë e humbura, nga ndryshimi dhe paqëndrueshmëria e rrethanave, apo nga ciklet e vazhdueshme zgjedhore dhe premtimet e prishura.

Në forum u theksua se marrëdhëniet midis rajonit dhe BE-së nuk duhet të mbahen mbrapa, ose të rrjedhin në qarqe ndërsa bota po ecën përpara. (ATSh)