Raketa bartëse "Kuaizhou-1A" u nis nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore në orën 10:36 të paradites së 23 gushtit 2022. /CCTV Plus

Raketa bartëse "Kuaizhou-1A" u nis nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore në orën 10:36 të paradites së 23 gushtit 2022. / Xinhua

Kina lëshoi me sukses satelitin testues "Chuangxin-16" (ose "Risi-16") në hapësirë me anë të raketës bartëse "Kuaizhou-1A" të martën.

Raketa u nis nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore në orën 10:36 të paradites.

Sateliti, i krijuar nga Akademia e Inovacionit për Mikrosatelitët pranë Akademisë Kineze të Shkencave, përdoret kryesisht për të kryer eksperimente shkencore dhe për të testuar teknika të reja.

Instituti ka lëshuar me sukses 84 satelitë në fusha të shumta, duke përfshirë komunikimin, navigimin, gjurmimin në largësi, shkencën dhe nanosatelitët.

Raketa bartëse "Kuaizhou-1A" është një mjet i vogël lëshues që ofron kryesisht shërbime lëshimi për satelitët e vegjël në orbitë të ulët. Ajo ka saktësi të lartë, periudhë të shkurtër përgatitore dhe kosto të ulët lëshimi, sipas prodhueses së saj, Korporatës së Teknologjisë "ExPace" në varësi të Korporatës së Shkencës dhe Industrisë Hapësinore të Kinës.

Ky mision është fluturimi i 16-të i raketës bartëse "Kuaizhou-1A". (Artan)