Sektori i kontraktimit të jashtëm i Kinës pati një rritje të qëndrueshme në shtatë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat e Ministrisë së Tregtisë.

Vlera e kontraktimit të jashtëm të shërbimeve nga firmat kineze në periudhën janar-korrik ishte afro 1.094 trilionë juanë (rreth 160.42 miliardë dollarë amerikanë), me një rritje 12.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Vlera e kontratave të zbatuara arriti në 735.1 miliardë juanë, 13.1 për qind më shumë se në shtatëmujorin e parë të vjetshëm.

Kontraktim i jashtëm quhet punësimi i një pale të jashtme për të kryer shërbime ose për të prodhuar mallra, që bëhen zakonisht nga punonjësit e brendshëm.

Gjithsej, vlera e nënkontraktimit të jashtëm të shërbimeve është rritur 11.5 për qind gjatë vitit të kaluar, duke arritur në 614.2 miliardë juanë.

Për sa i përket vlerës së kontratave të realizuara, kontraktimi i jashtëm i shërbimeve me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe anëtarët e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal në shtatë muajt e parë të vitit u shtua përkatësisht 14.8, 14.5 dhe 7.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme. (Artan)