Foto:VCG
Vitet e fundit me Nismën “Një brez, një rrugë”, Kina dhe vendet përgjatë rrugës kryen në mënyrë aktive bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe punuan së bashku për të ruajtur sigurinë ushqimore rajonale, shkruan Xinhua.
Kina ka nënshkruar dokumente bashkëpunimi në bujqësi dhe peshkim me më shumë se 80 vende dhe më shumë se 650 projekte bashkëpunimi për investime bujqësore janë kryer në vendet përgjatë Brezit dhe Rrugës.
Nisma Brez dhe Rruga ka krijuar kushte të favorshme për bashkëpunimin bujqësor në drejtim të lidhjes, lehtësimit të tregtisë dhe investimeve, integrimit monetar dhe nxitjes së shkëmbimeve.
Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave, në vitin 2021, Kina importoi 326.55 miliardë juanë (rreth 47.84 miliardë dollarë amerikanë) produkte bujqësore nga vendet e Brezit dhe Rrugës, një rritje prej 26.1 për qind nga viti në vit. Shkalla e tregtisë së produkteve bujqësore është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe bashkëpunimi midis zinxhirit industrial dhe zinxhirit të furnizimit është bërë më i ngushtë.
Që nga fillimi i këtij viti të prekur nga COVID-19, moti ekstrem, konfliktet gjeografike dhe faktorë të tjerë, zinxhiri global i industrisë ushqimore dhe zinxhiri i furnizimit janë ndikuar, duke e bërë të domosdoshme ruajtjen e sigurisë ushqimore rajonale përmes bashkëpunimit bujqësor në vendet përgjatë Brez dhe Rrugë.
Ekspertët thonë se në të ardhmen, bashkëpunimi bujqësor midis vendeve të Brezit dhe Rrugës mund të përmirësohet në shumë aspekte, duke përfshirë politikën, teknologjinë, shkëmbimin e talenteve, tregtinë dhe investimet financiare. (Fatosi)