Foto: VCG

Foto: VCG

Fondi i sigurimeve shoqërore të Kinës shënoi një kthim të investimeve prej 4.27 për qind vitin e kaluar, sipas organit që menaxhon investimet e fondit, njofton Xinhua.

Fondi, i drejtuar nga Këshilli Kombëtar për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, fitoi të ardhura nga investimet në total 113.18 miliardë juanë (rreth 16.63 miliardë dollarë amerikanë) vitin e kaluar, treguan të dhënat nga këshilli.

Asetet totale të fondit arritën në mbi 3 trilion juanë deri në fund të vitit të kaluar, ku rreth 9 për qind e tyre ishin investime jashtë shtetit.

Fondi ka arritur një normë mesatare vjetore të kthimit prej 8.3 përqind që nga themelimi i tij në 2000, tha këshilli.(Fatosi)