Foto:VCG

Foto:VCG

Anëtarët e ekuipazhit të "Shenzhou-14" në stacionin hapësinor të Kinës kanë përfunduar montimin dhe testimin e një sistemi të kontrollit mjedisor dhe të mbështetjes së jetës së përtëritshme brenda modulit të laboratorit "Wentian", sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës.

Me nënsistemin e nxjerrjes së ujit nga dioksidi i karbonit (CO2) të instaluar së fundmi, sistemet e mbështetjes së jetës së përtëritshme në stacionin hapësinor të Kinës tani kanë gjashtë nënsisteme, duke përfshirë largimin e CO2-shit e të gjurmëve të papastërtive, prodhimin e oksigjenit, trajtimin e urinës dhe menaxhimin e ujit dhe mbetjeve.

Së bashku, këto sisteme kanë formuar një sistem të mbyllur midis nënpërbërësve të sistemit të mbështetjes së jetës në bordin e stacionit hapësinor të Kinës, duke rikthyer 90 për qind të burimeve ujore brenda stacionit. Kjo do të thotë se vetëm 10 për qind e ujit që përdorin astronautët në orbitë në stacionin hapësinor të Kinës nevojitet të furnizohet nga ngarkesa.

I gjithë sistemi i mbështetjes së jetës është krijuar për të përballuar kohëzgjatjen e madhe të misionit hapësinor, duke arritur riciklim-përdorimin e burimeve.

Për shembull, një nënsistem mund të mbledhë djersën dhe lagështinë e frymëmarrjes nga astronautët, duke i pastruar e duke i kthyer në ujë të pijshëm dhe të përtërirë.

Nënsistemi i montuar së fundmi e kthen CO2-shin që astronautët nxjerrin nëpërmjet frymës në ujë me anë të një reaksioni kimik midis CO2-shit dhe hidrogjenit nga uji i elektrolizuar. Funksionimi i tij i qëndrueshëm mund të sjellë rreth një kilogram ujë shtesë në ditë.