VCG

VCG

Importet izraelite të mallrave nga Kina, duke përjashtuar diamantet, u rritën me 35 për qind nga viti në vit në shtatë muajt e parë të vitit 2022, njoftoi Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit, përcjell “Xinhua”.

Sipas të dhënave, importet totale izraelite nga Kina arritën në 7.71 miliardë dollarë amerikanë në periudhën janar-korrik 2022, krahasuar me 5.71 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

VCG

VCG

Vetëm në korrik, importet totale izraelite nga Kina arritën në 1.21 miliardë dollarë, që përbënin 14 për qind të të gjitha importeve të mallrave izraelite në muaj.

Eksportet izraelite drejt Kinës arritën në 2.68 miliardë dollarë në shtatë muajt e parë, duke arritur një rritje vjetore prej 6.1 për qind.

Totali i importeve izraelite arriti në 64.8 miliardë dollarë në periudhën janar-korrik, një rritje prej 26.5 për qind nga viti në vit, ndërsa eksportet izraelite arritën në 42.6 miliardë dollarë, një rritje prej 27.2 për qind. (Elona)