VCG

VCG

Vlera e tregtisë së jashtme të provincës Hebei të Kinës veriore arriti në 313.46 miliardë juanë (rreth 46 miliardë dollarë amerikanë) në shtatë muajt e parë të këtij viti, 3.3 për qind më shumë nga viti në vit, sipas autoriteteve doganore të kryeqendrës Shijiazhuang të krahinës.

Eksportet e saj arritën në 190.22 miliardë juanë gjatë periudhës, me një rritje prej 12.3 për qind nga viti në vit, ndërsa importet arritën në 123.24 miliardë juanë, 8 për qind më pak nga viti në vit, citon “Xinhua”.Në shtatë muajt nga janari deri në korrik, importet e Hebeit dhe eksportet drejt vendeve përgjatë Brezit dhe Rrugës u rritën me 21.3 për qind në 107.3 miliardë juanë. Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së provincës me ASEAN-in dhe BE-në arriti në 40,1 miliardë juanë dhe 34,88 miliardë juanë respektivisht.

VCG

VCG

Gjatë kësaj periudhe, eksportet e Hebeit të produkteve mekanike dhe elektrike, dhe produkteve të teknologjisë së lartë, u rritën me shpejtësi. Provinca pa një rënie në importet e mineralit të hekurit, sojës dhe gazit natyror. (Elona)