Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i dërgoi të premten një mesazh ngushëllimi homologut të vet marokian Nasser Bourita për aksidentin e rëndë rrugor në Marok.

"Mësova për aksidentin e rëndë rrugor në qytetin Khouribga të vendit tuaj, që shkaktoi shumë viktima. Shpreh ngushëllime të thella për të vdekurit, si edhe simpati të sinqertë për familjarët e tyre dhe të plagosurit," tha Wang Yi. (Xu Guang)