VCG

VCG

Rreth 109,000 tonë produkte anti-pandemike ishin dërguar në Evropë përmes shërbimit të trenave të mallrave Kinë-Evropë deri në fund të korrikut. Xu Jianping nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, në një konferencë për shtyp të enjten, tha se ndërsa transporti detar dhe ajror u godit rëndë nga pandemia e Covid 19, shërbimi i trenave garantoi në mënyrë efektive stabilitetin e zinxhirëve ndërkombëtarë industrialë dhe të furnizimit, citon “Xinhua”.

Xu e quajti shërbimin e trenit "një kalim jete" për luftën globale kundër pandemisë.

Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë filloi funksionimin në vitin 2011 dhe është zhvilluar veçanërisht që nga zbatimi i iniciativës “Brez dhe Rrugë”. Totali i udhëtimeve vjetore me tren u rrit nga 1,702 në 2016-n në 15,183 vitin e kaluar.

VCG

VCG

Me 82 rrugë që arrijnë në Evropë, trenat tani arrijnë në 196 qytete në 24 vende evropiane, duke transportuar më shumë se 50,000 lloje mallrash, duke përfshirë automobila dhe pjesë këmbimi, rroba, drithëra, verëra, kafe dhe lëndë drusore. (Elona)