Në dhjetë vjetët e fundit, disa strategji të zhvillimit kombëtar janë përhapur gjerësisht në krahinat e Kinës Qendrore dhe Perëndimore. Sektorët industrialë dhe grumbullimi i talentëve po u ofrojnë krahinave qendrore e perëndimore raste zhvillimi si kurrë më parë, duke forcuar në mënyrë të dukshme bashkërendimin e zhvillimit krahinor dhe duke i dhënë ekonomisë kineze gjallëri të re.

Në këtë dekadë shumë qytete të Kinës Qendrore dhe Perëndimore janë zhvilluar me shpejtësi të madhe. Gjatë kësaj periudhe banorët e përhershëm në qytetin Xian të Kinës Veriperëndimore u shtuan me 4 milionë, ndërsa në Guiyang të Kinës Jugperëndimore me 1.6 milionë.

Kompania e Teknologjisë Inteligjente "Hankesi"

Kompania e Teknologjisë Inteligjente "Hankesi"

Kryezyrtari operacional i Kompanisë së Teknologjisë Inteligjente "Hankesi" Cao Yuteng dhe ekpi i tij kanë filluar biznesin e ri në fushën e makinave inteligjente. Ata erdhën këtu nga Pekini në vitin 2015.

"Në qytetin Guiyang kanë talente, kapitale dhe fabrika, të cilat mund të garantojnë suksesin e biznesit tonë. Besoj se ne mund ta ndryshojmë botën në të ardhmen," theksoi Cao Yuteng.

Për shkak që kishte shumë male dhe pak rrugë, zhvillimi ekonomik në Guiyang ishte i kufizuar për një kohë të gjatë dhe "rrjedhja e trurit" prej tij ishte serioze. Por qysh nga viti 2013, në këtë qytet nisi të zbatohet strategjia e industrisë së të dhënave të mëdha, duke zhvilluar sektorët e prodhimit të informacionit elektronik, të prodhimit të pajisjeve të përparuara dhe të makinave me energji të re. Zhvillimi i këtyre sektorëve të rinj tërhoqi ardhjen e talenteve.

fabrika e makinës në Suining

fabrika e makinës në Suining

Suining-u është një qytet i vogël i Kinës Jugperëndimore midis qyteteve Chengdu dhe Chongqing. Para dhjetë vjetësh, sektori kryesor i këtij qyteti është industria tekstile, kurse tani këtu janë vendosur industritë e reja strategjike, si automjetet, energjia e re etj. Në kohët e sotme, në Suining prodhohen çdo ditë mbi 200 makina, që shiten në qytete rreth Brezit Ekonomik të Lumit Jance, si edhe 28 mijë metra katrorë kuadro me qark të stampuar për krahinat juglindore të Kinës dhe vendet evropiane e ShBA-në. (Xu Guang)

fabrika e makinës në Suining

fabrika e makinës në Suining