Foto nga VCG

Hekurudha më veriore e Kinës me shpejtësi të lartë në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore ka transportuar në mënyrë të sigurt rreth 81 milionë pasagjerë gjatë shtatë viteve të fundit, duke shënuar zhvillimin e mirë të hekurudhës së shpejtësisë së lartë të vendit të ndërtuar për rajonet alpine, citon “Xinhua” autoritetet lokale hekurudhore.

Më 17 gusht 2015, hekurudha e parë e provincës me shpejtësi të lartë, nga kryeqendra e provincës, Harbin, në qytetin Qiqihar, u vu në funksion dhe u bë hekurudha më veriore e Kinës në llojin e saj. Aktualisht, hekurudha Harbin-Qiqihar ka numrin më të madh të trenave dhe numrin më të madh të udhëtarëve midis linjave hekurudhore me shpejtësi të lartë të Heilongjiang.

Të vendosur në një nga rajonet më të ftohta të Kinës, trenat me shumë njësi që qarkullojnë në linjën hekurudhore iu nënshtruan modifikimeve të veçanta për të trajtuar kushtet e ngrirjes, sipas “China Railway Harbin Bureau Group Co., Ltd”. Aktualisht, hekurudha Harbin-Qiqihar mund të lejojë që trenat të lëvizin me një shpejtësi maksimale prej 250 km në orë. Hekurudha pati një fluks mesatar ditor pasagjerësh prej rreth 43,000 njerëz në kulmin e vitit 2019, një rritje e konsiderueshme krahasuar me rreth 30,000 njerëz në 2015-n.(Elona)