Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri thirrje të mërkurën për studimin e politikave të reja tatimore për të mbështetur automjetet me energji të re, bëri të ditur Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Gjatë vizitës në kompaninë më të madhe në botë të automjeteve elektrike për sa u përket shitjeve, BYD, me seli në Shenzhen të provincës Guangdong të Kinës Jugore, Li tha se automjetet me energji të re "janë në rritje".

Kryeministri bëri thirrje gjithashtu për shtimin e konsumit të produkteve të kushtueshme dhe tha se të gjitha llojet e sipërmarrjeve, qofshin ato në pronësi shtetërore, private, të huaja ose ndërmarrje të përbashkëta, do të trajtohen në mënyrë të barabartë për sa i përket mbështetjes me politika, raportoi CMG.

Automjetet me energji të re përfshijnë makinat me bateri, hibride dhe me qeliza karburanti.

Në prill 2020, qeveria kineze zgjati subvencionet për automjetet me energji të re me dy vjet deri në fund të këtij viti, për të shtuar blerjen e këtyre automjeteve. (Artan/Fani)