Foto nga VCG

Intensiteti gjithëpërfshirës i valëve të të nxehtit rajonal që kanë goditur Kinën që nga 13 qershori është më i forti që nga viti 1961 kur vendi filloi të mbajë të dhëna të plota meteorologjike, bën të ditur “Xinhua”.

Deri më 15 gusht, Kina kishte regjistruar 64 ditë me valë të të nxehtit rajonal, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 62 ditësh në vitin 2013, sipas Qendrës Kombëtare të Klimës.

Po ashtu gjatë periudhës u shënua numri më i madh i stacioneve lokale meteorologjike që raportuan temperatura mbi 40 gradë Celsius. Nga 1 qershori deri më 15 gusht, numri mesatar i ditëve me temperaturën më të lartë që arrin ose kalon 35 gradë Celsius në Kinë arriti në 12 ditë, një rekord i lartë që nga viti 1961 dhe 5,1 ditë më shumë se ai në të njëjtën periudhë të viteve të rregullta.

Disa rajone, duke përfshirë Rajonin Autonom Xinjiang Uygur të Kinës veriperëndimore dhe Chongqing të Kinës jugperëndimore, panë mbi 30 ditë temperatura të larta.

Qendra vlerësoi se valët e të nxehtit rajonal do të vazhdojnë dhe do të forcohen pasi temperaturat e larta parashikohen të vazhdojnë në disa pjesë të Kinës për 10 ditët e ardhshme. (Elona)