Foto nga VCG

Kina pa një përmirësim të performancës së sigurisë së prodhimit në korrik, ndërsa vendi ka rritur përpjekjet për të reduktuar aksidentet në vendin e punës. Vendi raportoi 1,912 aksidente të sigurisë së prodhimit dhe 1,609 vdekje të lidhura në korrik, të dyja të dhënat me rënie nga viti në vit, tha të mërkurën Ministria e Menaxhimit të Emergjencave.

Qeveria ndërmori 15 hapa të synuara në prill për të rritur sigurinë e prodhimit në të gjithë vendin, bën të ditur “Xinhua”.

Minierat e qymyrit të vendit, një fushë kryesore e aksidenteve në vendin e punës, kërkojnë të reduktojnë rreziqet e sigurisë së prodhimit duke përdorur teknologjitë inteligjente. Më shumë se 800 platforma minierash inteligjente janë ndërtuar në të gjithë Kinën, sipas ministrisë. (Elona)