foto nga CGTN

foto nga CGTN

Një vaksinë mRNA për COVID-19 e krijuar nga një kompani në Shangai u miratua për prova klinike nga Qendra për Vlerësimin e Barnave e Kinës të hënën. Ndërsa vullnetarët për fazën e parë të provave janë përzgjedhur tashmë, kompania po përgatitet për prodhimin e vaksinës.

"Stemirna Therapeutics", e themeluar në vitin 2016, është kompania e parë në Shangai që ka marrë miratimin për provat klinike të vaksinës së vet eksperimentale mRNA për COVID-19.

foto nga CMG

foto nga CMG

"'Stemirna' ka krijuar dy versione të vaksinave mRNA. Versioni i parë synon virusin origjinal të tipit agresiv të COVID-19, ndërsa tani po punojmë për brezin e dytë që synon variantet e virusit të COVID-19. Tani po bëjmë fazën e parë të provave klinike në Jiangsu të Kinës. Ndërkohë, kemi kryer një provë të fazës së parë në Laos dhe pothuajse kemi përfunduar fazën e dytë klinike atje," tha Shen Haifa, kryezyrtari i teknologjisë i "Stemirna Therapeutics".

Dr. Shen shtoi se ata morën profile sigurie dhe përgjigje imune të shkëlqyera gjatë provave jashtë vendit.

Vaksina e re është e aftë të shënjestrojë mutacionin D614G që përmbahet në variante të shumta të koronavirusit të ri, duke përfshirë "Omicron"-in, theksoi ai.