Chen Xu, zv.drejtorja e Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar të Komitetit Qendror të PKK-së, u shpreh në një konferencë shtypi se gjatë dhjetë vjetëve të fundit, sistemi i ri partiak i Kinës i është përshtatur epokës së re dhe ka arritur zhvillim të ri, duke shfaqur epërsinë e vet të veçantë në jetën politike dhe shoqërore të vendit e duke ofruar mençurinë dhe metodën kineze për zhvillimin e qytetërimit politik botëror.

Foto: VCG

Foto: VCG

Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez shërben si një mekanizëm kyç për bashkëpunimin shumëpartiak dhe konsultimin politik nën udhëheqjen e PKK-së. Chen Xu u shpreh se lidhja ndërmjet udhëheqjes së PKK-së dhe bashkëpunimit shumëpartiak garanton drejtimin e duhur dhe gjallërinë e madhe të këtij bashkëpunimi. Sistemi i ri partiak është një model i veçantë sistemor i Kinës që përshtatet me gjendjen e vendit, duke krijuar një model të ri të partive politike në botë.

Pas Kongresit të vet të 18-të, PKK-ja ka shpallur dhe ka zhvilluar me të gjitha forcat konceptin madhor të Demokracisë Popullore në të gjithë Procesin. Chen Xu u shpreh se në praktikën e zhvillimit të Demokracisë Popullore në të gjithë Procesin, sistemi i ri partiak thekson jo vetëm udhëheqjen e PKK-së, por edhe zhvillimin e demokracisë socialiste. Ky sistem ka funksionet e rëndësishme të pjesëmarrjes politike, të shprehjes së interesave, të bashkërendimit shoqëror, të mbikëqyrjes demokratike dhe të ruajtjes së unitetit, duke shfaqur thelbin politik të demokracisë socialiste që "populli është zot i vendit". Ky sistem luan rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. (Çang Çuo)