Foto nga VCG

Kina do të optimizojë mjedisin e politikave të favorshme për rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike të vendit. Drejtori i Departamentit të Ekonomisë Kombëtare të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, Yuan Da, tha të martën në një konferencë për shtyp se rimëkëmbja e shpejtë gjatë shtatë muajve të fundit tregon elasticitetin e fortë dhe potencialin e madh të ekonomisë.

Të dhënat zyrtare të publikuara të hënën treguan se ekonomia e dytë më e madhe në botë vazhdoi të rimëkëmbet në korrik, por tendenca e rimëkëmbjes duhet të konsolidohet, citon “Xinhua”.

Qeveria do t'i japë më tej prioritet mbajtjes së qëndrueshme të rritjes ekonomike me përpjekje më proaktive në zgjerimin e kërkesës, sipas Yuan. Politikat makro të ndërlidhura duhet të jenë efektive dhe të arsyeshme, tha ai, duke shtuar se do të bëhen përpjekje për të përshpejtuar zbatimin e politikave ekzistuese. (Elona)