Foto nga VCG

Shtabi Shtetëror i Kinës për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave kanë kërkuar përpjekje për të parandaluar dëmet dhe viktimat nga përmbytjet, njofton “Xinhua”.

Përmbytjet e shkaktuara nga rrebeshet në pjesë të ndryshme të vendit kanë sjellë viktima kohët e fundit. Ndërkohë, temperaturat e larta vazhdojnë të djegin pellgun e lumit Yangtze, thanë autoritetet lokale, duke shtuar se situata e kontrollit të përmbytjeve dhe lehtësimit të thatësirës në të gjithë vendin mbetet komplekse dhe e zymtë.

“Duhet të bëhen përpjekje për evakuimin në kohë të njerëzve të prekur nga fatkeqësitë natyrore, si dhe për të përmirësuar monitorimin dhe parashikimin e fatkeqësive dhe rreziqeve”, -thanë autoritetet.

Autoritetet lokale u nxitën t'i kushtojnë vëmendje të veçantë sigurisë së punëtorëve dhe turistëve në zonat malore dhe kodrinore, të lëvizin me vendosmëri për të mbyllur kantieret e ndërtimit dhe pikat piktoreske, si dhe për të evakuuar njerëzit për të parandaluar viktimat e shkaktuara nga përmbytjet.

Autoritetet gjithashtu do të marrin masa për të lehtësuar situatën nga thatësira dhe për të bërë furnizimin emergjent me ujë kur të jetë i nevojshëm. (Fatosi)