Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Chen Xu i dorëzoi drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës Guy Ryder letrën e ratifikimit nga Kina të Konventës së Punës së Detyruar të vitit 1930 (nr. 29) dhe Konventës për Shfuqizimin e Punës së Detyruar të vitit 1957 (nr. 105).

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin, konventat 29 dhe 105 janë konventa thelbësore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe dokumentet më të rëndësishme ligjore ndërkombëtare për eliminimin e punës së detyruar. Këto dy konventa u ratifikuan më 20 prill në sesionin e 34-t të Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Qeveria kineze e ka kundërshtuar gjithmonë punën e detyruar dhe ratifikimi në mënyrë të pavarur i këtyre dy konventave tregon edhe një herë qëndrimin e vendosur të qeverisë kineze për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punëtorëve dhe kundërshtimin e punës së detyruar. (Li Huailiang/Artan)