foto/CCTV

foto/CCTV

Dhjetë vitet e fundit nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës kanë qenë një dekadë e ndryshimeve dhe përparimeve të vazhdueshme të mëdha në fusha të ndryshme nën udhëheqjen e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, me sekretarin e përgjithshëm Xi Jinping në krye.

Sistemi Kombëtar i Informacionit për Zhdukjen e Varfërisë dhe Zhvillimin përfshin 22.8 miliardë informacione për afro 90 milionë njerëz të varfër. Çdo informacion lidhet me një person që ka kujdesin e shtetit.

foto/CCTV

foto/CCTV

Pan Hongquan, për shkak të mungesës së aftësive, nuk mund të gjente një mënyrë për të rritur të ardhurat e tij. Sot, ai ka mësuar menaxhimin e pemëve frutore, ka mbjellë më shumë se 10 mu kopshte dardhash dhe familja e tij jeton në një shtëpi të re prej 125 metrash katrorë.

Të tre fëmijët e Wen Anhong-ut u pranuan në universitet dhe jeta ishte e vështirë. Sot, subvencionet e qeverisë për studentët e kanë lehtësuar barrën e Wen Anhong-ut. E gjithë familja është zhvendosur në lagjen e emigrantëve dhe ditët janë bërë më të begata.

foto/CCTV

foto/CCTV

Ndër më shumë se 10 shkaqet e varfërisë, përfshirë varfërinë për shkak të sëmundjes, arsimi, mungesës së fondeve dhe tokës, që nga viti 2014, sëmundja ka zënë vendin e parë.

foto/CCTV<br>

foto/CCTV

foto/CCTV

foto/CCTV

Në vitin 2017, dhimbja e shpatullës së Li Wenbin nga një fshat i varfër i provincës Guangxi, vazhdoi të intensifikohej. Në moshën 26 vjeçare ai ishte i shtrirë në shtrat. Pas regjistrimit të sistemit të informacionit, në këtë viti, ekipi mjekësor i provincës Guangdong erdhi në Xilin dhe e gjeti Li Wenbin për ta mjekuar. Sigurimi mjekësor lokal dhe fondi i ndihmës për sëmundjet kritike nga distrikti Luohu i qytetit Zhenyhen pagoi dhjetëra mijë juanë për operacionin e Li Wenbinit.

foto/CCTV

foto/CCTV

Gjatë dhjetë vjetëve, ka pasur shumë më tepër rrugë drejt lumturisë si kjo. Zbutja e synuar e varfërisë, zbatimi i synuar i politikave, 98.99 milionë të varfër ruralë sipas standardit aktual janë nxjerrë nga varfëria dhe njerëzit në mbarë Kinën kanë hyrë në një shoqëri mesatarisht të prosperuar në të njëjtën kohë. (Fang Xiaoyu/Artan)