Foto nga VCG

Shitjet e makinave në Kinë vazhduan të rriten në mënyrë të qëndrueshme në korrik, mbështetur nga përpjekjet e vendit për të rritur konsumin e automjeteve, treguan të enjten të dhënat industriale, citon “Xinhua”.

Shitjet e makinave në Kinë në korrik u rritën 29.7% në bazë vjetore në 2.42 milionë njësi, treguan të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automjeteve (CAAM). Prodhimi i automjeteve u rrit 31.5% nga viti në vit për të arritur në 2.46 milionë njësi.

Në korrik, shitjet e automjeteve të pasagjerëve u rritën me 40 për qind nga viti në vit në 2.17 milionë njësi, treguan të dhënat. Në veçanti, shitjet e automjeteve me energji të re muajin e kaluar arritën në 593.000 njësi, rreth 120% më shumë, sipas të dhënave të CAAM.

Në periudhën janar-korrik, shitjet e automjeteve arritën në 14.48 milionë njësi, me një rënie prej 2 për qind nga viti në vit.

CAAM pret që tregu i automobilave të mbajë rritje të qëndrueshme në gusht, mbështetur nga politikat pro rritjes. Shoqata gjithashtu parashikon rritje të shpejtë në shtator, i cili është një muaj tradicional i pikut për shitjet e makinave. Megjithatë, shoqata paralajmëroi për pasiguritë në zinxhirët industrialë të sjellë nga situata komplekse globale, duke u bërë thirrje ndërmarrjeve të marrin parasysh situatën dhe të marrin masa për t’u përballur me sfidat. (Irma)