Foto:Visual People

Foto:Visual People

Sipas njoftimeve, zv.ministri i Transportit dhe i Komunikacionit i Lituanisë shkoi të dielën, në krye të një delegacioni, në Tajvan për një vizitë pesëditore. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Wang Wenbin tha të enjten në një konferencë të rregullt shtypi se Pekini dënon ashpër shkeljen e qëllimshme të sovranitetit të Kinës nga forcat lituane antikineze dhe ndërhyrjen e rëndë në punët e brendshme të Kinës.

Wang Wenbin-i theksoi se parimi i "Një Kine" është norma bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe baza politike e zhvillimit nga Kina të marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha vendet, përfshirë Lituaninë.

"Në komunikatën e përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Lituanisë thuhet qartë se qeveria lituane pranon se qeveria e Republikës Popullore të Kinës është qeveria e vetme e ligjshme e Kinës dhe se Tajvani është pjesë e patjetërsueshme territoriale e Kinës. Qeveria e Lituanisë premtoi të mos vendosë marrëdhënie zyrtare dhe të mos zhvillojë shkëmbime zyrtare me Tajvanin. Megjithatë, pala lituane ka shkelur vazhdimisht premtimet e saj. Pala kineze do të luftojë me vendosmëri kundër provokimit dashakeq nga personat përkatës lituanë, që sfidon parimin e 'Një Kine' dhe cenon sovranitetin e integritetin territorial të Kinës. Ne u bëjmë thirrje personave përkatës lituanë të mos vazhdojnë më tej në rrugën e gabuar," vuri në dukje zëdhënësi.