Foto nga VCG

Autoritetet përkatëse në Kinë kanë kërkuar përpjekje për të rritur monitorimin e prodhimit dhe ruajtjes së barnave që janë në mungesë dhe ilaçeve që janë përzgjedhur për prokurim të centralizuar.

Në një qarkore të publikuar bashkërisht nga katër organe shtetërore, autoriteteve përkatëse u kërkohet të përmirësojnë menaxhimin e tyre të barnave dhe të udhëzojnë prodhuesit për paraqitjen e informacionit dhe rritjen e kapacitetit prodhues, citon “Xinhua”.

Lista e barnave që do të monitorohen nga afër do të jetë e hapur për rregullime të mëtejshme, ashtu si edhe prodhuesit, thuhet në qarkore.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit njoftoi se do të bashkëpunojë me departamentet përkatëse për të analizuar informacionin në lidhje me prodhimin dhe inventarët e ilaçeve dhe për të kryer ekzaminime të rregullta. (Elona)