Foto nga VCG

Rajoni Pekin-Tianjin-Hebei regjistroi rritje të tregtisë së jashtme me 12.5 për qind nga viti në vit në 2.35 trilionë juanë (rreth 347 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të këtij viti, sipas Doganës së Tianjin.

Vetëm në qershor, importet dhe eksportet arritën në 300.1 miliardë juanë, një rritje nga viti në vit prej 23.96 për qind, me importe që arrijnë në 162.8 miliardë juanë dhe eksporte në 137.3 miliardë juanë.

Nga janari në qershor, tregtia e rajonit me vendet e nismës “Një brez, një rrugë” ruajti një rritje të fuqishme, me 27.6 për qind në vit, në afro 930 miliardë juanë, bën të ditur “Xinhua”.

Kina nisi strategjinë e koordinimit të zhvillimit të kryeqytetit Pekin dhe komunës fqinje Tianjin dhe provincës Hebei në fillim të vitit 2014, për të krijuar një model me një strukturë më të mirë ekonomike, mjedis më të pastër dhe shërbime publike të përmirësuara. (Elona)