Foto nga VCG

Kina nxiti përpjekjet për të përshpejtuar ndërtimin e parqeve të vogla në të gjithë vendin, për të përmirësuar mjediset e jetesës së njerëzve, sipas një deklarate të publikuar të martën nga Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, citon “Xinhua”.

Kina synon të ndërtojë të paktën 1000 parqe të tilla në vitin 2022. Për të arritur këtë qëllim, çdo rajon në nivel provincial duhet të përpiqet të ndërtojë jo më pak se 40 parqe të tilla këtë vit, thuhet në deklaratë.

Autoritetet lokale duhet t'i japin përparësi zgjedhjes së bimëve autoktone për parqet dhe t'i kushtojnë vëmendje të plotë nevojave të banorëve të afërt në ndërtimin e parqeve, shtohet në deklaratë.

Parqet e vogla janë hapësira publike që mbulojnë një sipërfaqe prej 400 deri në 10.000 metra katrorë, sipas deklaratës. (Elona)