Më shumë se 600 “diplomatë” të rinj në të gjithë vendin u mblodhën në Kinën lindore për një konferencë model të Kombeve të Bashkuara, duke diskutuar dhe debatuar sfidat me të cilat përballet zhvillimi dhe bashkëpunimi global.

Foto:China Daily

Foto:China Daily

Veprimtaria katërditore, e cila u zhvillua në Suzhou, në provincën Jiangsu, synoi të informojë pjesëmarrësit, kryesisht gjeneratën Z, me vizionin dhe aftësitë globale për të bashkëpunuar në zgjidhjen e problemeve së bashku. Gjenerata Z u referohet të rinjve të lindur në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000.

Veprimtaria, e organizuar nga “China Daily 21st Century English Education Media”, tërhoqi pjesëmarrës nga shkollat e mesme dhe universitetet, duke diskutuar tema për të promovuar Axhendën e Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe 17 qëllimet e saj, duke përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm në ndërtimin e modeleve të zhvillimit social dhe ekosistemet tokësore.

“Pandemia Covid-19 ka ekspozuar një botë me brishtësi dhe padrejtësi. Duhet të ketë një pikë kthese për veprime të guximshme dhe transformuese”, -deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përmes një mesazhi drejtuar konferencës.

“Për herë të parë, në një brez, varfëria dhe uria janë në rritje. Pabarazitë po rriten. Një rritje e mosbesimit dhe keqinformimit po polarizon njerëzit dhe po paralizon shoqëritë. Devijimet gjeopolitike prishin bashkëpunimin ndërkombëtar. Të drejtat e njeriut janë nën sulm. Dhe po shkojmë drejt katastrofës klimatike. Por ne mund t'i ndryshojmë gjërat. Bota ka nevojë për energjinë, guximin dhe përkushtimin tuaj.

Unë kam shpresë duke parë brezin tuaj të sfidojë status quo-në dhe të bëjë thirrje për ndryshim transformues”, -u tha ai pjesëmarrësve.

Zeng Qingkai, kryeredaktor i “China Daily 21st Century English Education Media”, tha: “Të rinjtë janë trashëgimtarët e qytetërimit, krijuesit dhe përhapësit e tendencave të reja kulturore. Diplomacia publike rinore është një projekt afatgjatë dhe një kauzë e madhe për të ardhmen. Të rinjtë kinezë në epokën e re janë krijues dhe pasionantë, duke përqafuar botën dhe të ardhmen me një qëndrim të hapur, gjithëpërfshirës, bashkëpunues dhe fitues”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se “China Daily 21st Century English Education Media” do të vazhdojë të luajë një rol kyç për të inkurajuar gjeneratën globale Z që të marrë pjesë në diskutimin për botën dhe të ardhmen e saj, duke ndërtuar një platformë shkëmbimesh si botimi, organizimi i aktiviteteve dhe dialogët.

Foto:China Daily

Foto:China Daily

Sipas tij, kjo nismë synon të ndihmojë të rinjtë që të bëhen tregimtarë të historisë kineze me një vizion global, të ngrenë urat e miqësisë ,e të huajt dhe të bëhen lajmëtarë të kulturës kineze, duke udhëhequr gjeneratën Z nga Kina dhe jashtë saj për të kontribuar me mençuri për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët për njerëzimit.

Jin Kuixing, mësues nga shkolla e mesme Hebei Jizhou në provincën Hebei, tha se mësimi në internet nuk mund të zëvendësojë mësimin me prani fizike ose praktikën sociale. Jin u ofroi të pranishmëve udhëzime për të marrë pjesë në aktivitete dhe ka ndarë pikëpamjen e tij se si ky event i bën ata të rriten.

Ai theksoi se si një promotor efektiv për arsimin cilësor dhe kultivimin e talenteve ndërkombëtare, eventi ka promovuar fuqishëm zgjerimin e cilësisë gjithëpërfshirëse të nxënësve.

Pjesëmarrësi Zhao Zherui, nga një universitet në provincën Henan, tha se konferenca model e OKB-së është një proces ndërveprimi dhe mësimi i vazhdueshëm, si dhe plot sharm.

“Duke marrë pjesë në aktivitete, jo vetëm që mund të mësoj dhe diskutoj për çështjet ndërkombëtare, por edhe të praktikoj shumë aftësi, si organizimi, komunikimi, kërkimi, shkrimi, debati dhe zgjidhja e konflikteve”, -tha ai.

Konferenca, e themeluar në vitin 2019, ka tërhequr pjesëmarrës nga më shumë se 200 shkolla në Kinë, duke krijuar një platformë për ndjekjen e ëndrrave për të rinjtë.

Si një nga aktivitetet model të nivelit të lartë të Kinës në OKB me reputacion të gjerë, eventi ka kontribuar në trajnimin e talenteve të rinj për qeverisjen globale me aftësi ndërkombëtare komunikimi dhe diplomatike.