Foto nga VCG

Sanya, një pikë e nxehtë turistike në provincën jugore Hainan të Kinës, ka ofruar ulje çmimi për hotelet për turistët e bllokuar, pas rritjes së numri të infektimeve Covid-19, njofton “CGTN”.

Qyteti u mbyll të shtunën herët në mes të një shpërthimi të fundit të epidemisë prej mbi 800 rastesh.

Është hera e parë që nënvarianti Omicron BA.5.1.3 është zbuluar në Kinë.

Përveç shërbimeve thelbësore dhe ndihmës emergjente, lëvizja e panevojshme është aktualisht e kufizuar në Sanya dhe i gjithë transporti publik është pezulluar, sipas qeverisë lokale.

Sekretari i përgjithshëm i Sanyas, Ji Duanrong tha se rreth 32.000 turistë janë duke qëndruar aktualisht në hotelet e qytetit.

“Hotelet duhet t'u ofrojnë turistëve ulje çmimi. Pas përfundimit të vlerësimit shtatëditor të rrezikut, turistët mund të largohen”, -tha Ji në një konferencë shtypi.

Testimi masiv është duke u zhvilluar në të gjithë provincën Hainan. Për t'u larguar nga Sanya, turistët duhet të marrin pesë rezultate negative të testit PCR gjatë shtatë ditëve. (Fatosi)