Shpërthimi i një cisterne nafte në Kubë (Foto: VCG)

Shpërthimi i një cisterne nafte në Kubë (Foto: VCG)

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe president i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi të hënën sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kubane dhe president i Kubës Miguel Díaz-Canel për shpërthimin e një cisterne nafte në Kubë

“U trondita kur mësova për shpërthimin e një cisterne nafte në provincën Matanzas të Kubës, që shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve dhe humbje të mëdha ekonomike. Në emër të qeverisë e të popullit kinez dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të thella për viktimat dhe simpatinë e sinqertë për familjet e tyre dhe të plagosurit. Kina është e gatshme t'i ofrojë ndihmë Kubës,” u shpreh Xi në mesazhin e tij për homologun kuban. (Çang Çuo)