Ditët e fundit, Kina shpalli tetë masa kundërvënëse ndaj “vizitës” së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit, duke përfshirë anulimin e tre takimeve ndërmjet ushtrive të të dy vendeve. Sipas njoftimeve të medias amerikane, drejtuesit ushtarakë amerikanë kanë provuar shumë herë të flasin me homologët e tyre kinezë, por pala kineze nuk ka pranuar. Duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Wu Qian, u shpreh në një konferencë shtypi të hënën se masat kundërvënëse të Kinës janë paralajmërim i domosdoshëm ndaj provokimeve të ShBA-së dhe të forcave separatiste pro “pavarësisë së Tajvanit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, koloneli i lartë Wu Qian(Foto:VCG)

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, koloneli i lartë Wu Qian(Foto:VCG)

Sipas tij, këto masa janë mbrojtje e ligjshme e sovranitetit dhe e sigurisë kombëtare të Kinës dhe janë plotësisht të arsyeshme, të përshtatshme dhe përpjesëtimore.

Koloneli i lartë Wu tha se pala amerikane duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë dhe pasojat e rënda për provokimet. Ai e kritikoi Uashingtonin për krijimin e situatës së tanishme të tensionuar në ngushticën e Tajvanit.

“Kina ka përsëritur shumë herë qëndrimet e saj për marrëdhëniet ndërmjet dy ushtrive dhe çështjen e Tajvanit, sidomos mbi vizitën e Nancy Pelosit. Por pala amerikane tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën. Si reagim ndaj provokimeve të palës amerikane, Kina deklaroi tetë masa kundërvënëse, duke përfshirë anulimin e bisedimeve ndërmjet komandantëve të zonave ushtarake Kinë-ShBA, të takimeve të bashkërendimit të politikave të mbrojtjes Kinë-ShBA dhe të mbledhjeve mbi Marrëveshjen Konsultative Ushtarake Detare Kinë-ShBA. Këto masa kundërvënëse janë një paralajmërim i domosdoshëm ndaj provokimeve të ShBA-së e të forcave separatiste të ‘pavarësisë së Tajvanit’.

Ushtria kineze në veprime kundërvënëse ndaj "vizitës" së Nancy Pelosit(Foto:VCG)

Ato janë një mbrojtje e ligjshme dhe janë të arsyeshme, të përshtatshme dhe përpjesëtimore. Vija fundore nuk duhet t’u shkelur, ndërsa komunikimi kërkon sinqeritet. Pala amerikane nga një anë krijon krizë, dhe, nga ana tjetër, deklarohet se do ta vërë nën kontroll krizën, duke kërkuar pretekst, madje duke përhapur spekulime me shfajësimin e veprimeve provokuese. Ne i kundërshtojmë me vendosmëri këto veprime. Njëkohësisht, e nxisim palën amerikane të respektojë si duhet interesat thelbësore dhe shqetësime kryesore të Kinës, duke braktisur ëndrrën e ‘frenimit të Kinës nëpërmjet shfrytëzimit të Tajvanit’, dhe të mos ndjekë më rrugën e gabuar,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Wu Qian.(Zhang Yan/Artan)