Foto nga VCG

Kina shënoi një rënie në udhëtimet e pasagjerëve nga rrjetet e saj të tranzitit hekurudhor urban në korrik, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Linjat e tranzitit hekurudhor në zonat urbane raportuan 1.95 miliardë udhëtime pasagjerësh muajin e kaluar, një rënie prej 10.1 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit.

Në bazë mujore, vëllimi u rrit me 9.55 për qind ose 170 milionë udhëtime pasagjerësh.

Deri në korrik, Kina kishte vënë në funksionim 277 linja tranziti hekurudhor urban në 51 qytete, me gjatësinë totale të rrjeteve të tranzitit hekurudhor në zonat urbane që arrin në 9067 km, bëhet e ditur në të dhënat e ministrisë. (Fatosi)