Foto nga VCG

Ekonomia detare e Kinës u rikuperua në mënyrë të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit, pasi vendi është përpjekur t'i përgjigjet Covid-19 dhe të ndjekë zhvillimin ekonomik dhe social në një mënyrë të mirëkoordinuar, njoftoi Ministria e Burimeve Natyrore, citon “Xinhua”.

Sipas llogaritjeve paraprake, prodhimi bruto detar i Kinës u rrit 1.2 për qind nga viti në vit në 4.2 trilionë juanë (rreth 623.1 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë.

Për industrinë tradicionale detare, prodhimi i naftës bruto dhe gazit natyror në det të hapur u rrit përkatësisht me 7.4 për qind dhe 12.4 për qind nga një vit më parë.

Transporti i mallrave dhe kontejnerëve në portet bregdetare raportuan rritje nga viti në vit prej 0.1 për qind dhe 3 për qind, respektivisht, bëri të ditur ministria.

Industria detare në zhvillim tregoi një vrull të shëndoshë rritjeje gjatë periudhës, me 57.7 për qind të kompanive që panë të ardhurat e tyre në rritje nga një vit më parë.

Tregtia e jashtme detare e vendit gjithashtu u rrit në mënyrë të qëndrueshme, me vlerën totale të importeve dhe eksporteve në rritje me 18.2 për qind nga viti në vit. (Fatosi)