Foto nga VCG

Provinca Liaoning e Kinës verilindore ka bërë përparim në rigjallërimin gjithëpërfshirës gjatë dekadës së fundit, me një rritje të qëndrueshme të fuqisë së përgjithshme, promovim të mëtejshëm të reformës dhe hapjes dhe një mjedis të përmirësuar ekologjik, u bë e ditur në një konferencë shtypi në kryeqendrën e provincës Shenyang, citon “Xinhua”.

Viti 2021 pa rekord për rendimentin total të grurit në Liaoning dhe numrin e ditëve me cilësi të mirë të ajrit, tha Zhang Guoqing, sekretar i Komitetit Provincial të Partisë Komuniste të Kinës në Liaoning.

Sipas tij, gjatë 10 viteve të fundit në provincë janë vënë në përdorim një sërë fabrika inteligjente, ndërsa ka avancuar puna për nxitjen e industrive petrokimike dhe metalurgjike.

Liaoning do të vazhdojë të optimizojë ekosistemin e inovacionit, të forcojë dhe përmirësojë platformën e inovacionit, të mbledhë talente inovative dhe të ndërtojë një qendër rajonale inovacioni me ndikim kombëtar, u tha në konferencën për shtyp. (Irma)