Foto nga VCG

Autoritetet kineze u bënë thirrje ndërmarrjeve shtetërore që të përmbushin më tej përgjegjësitë e tyre në promovimin e ruajtjes së energjisë dhe mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore, përcjell “Xinhua”.

Praktikat e ndërmarrjeve shtetërore do të mbikëqyren dhe menaxhohen në një mënyrë dinamike dhe të kategorizuar bazuar në industrinë e tyre, konsumin e energjisë, nivelin e emetimeve të ndotësve kryesorë dhe ndikimin në mjedisin ekologjik, thuhet në një udhëzim të publikuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive (SASAC) i Këshillit të Shtetit.

Udhëzuesi theksoi se ndërmarrjet shtetërore duhet të frenojnë zhvillimin e projekteve të nivelit të ulët me konsum të lartë të energjisë dhe emetime të larta. Prodhimi dhe aktivitetet e bizneseve joshtetërore duhet të respektojnë gjithashtu ligjet dhe rregulloret lokale për mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore, thekson udhëzimi. (Irma)