Foto: VCG

Foto: VCG

Portet e Kinës patën funksionim të qetë në korrik dhe regjistruan një rritje të qëndrueshme të xhiros, u bë e ditur nga të dhënat industriale, të publikuara të enjten, cituar nga “Xinhua”.

Produkti i përgjithshëm i porteve të monitoruara nga Shoqata e Porteve të Kinës u rrit 8.4 për qind nga viti në vit në korrik, me atë për tregtinë e jashtme me 6.3 për qind.

Në korrik, xhiroja e kontejnerëve të tetë porteve qendrore të kontejnerëve bregdetarë u rrit me 12.7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Porti i Shangait dhe porti Ningbo-Zhoushan, dy nga portet më të mëdha të vendit, gjatë korrikut patën rritje të xhiros së kontejnerëve përkatësisht me 16.8 për qind dhe 25 për qind në bazë vjetore. (Irma)