Foto: VCG

Foto: VCG

Observatori “Mali i Purpurt” i Akademisë Kineze të Shkencave njoftoi se ka zbuluar së fundi dy asteroidë të rinj afër Tokës, bën të ditur “Xinhua”.

Asteroidët, të emërtuar “2022 OS1” dhe “2022 ON1”, u vunë re për herë të parë nga observatori më 23 dhe 24 korrik, respektivisht.

Zbulimi i tyre u konfirmua nga Qendra “Minor Planet” pjesë e Unionit Ndërkombëtar Astronomik.

Deri tani, teleskopi “Near-Earth Object” ka gjetur 32 asteroidë afër Tokës.

Ajo është e vetmja pajisje kryesore në Kinë që i është bashkuar Rrjetit Ndërkombëtar të Paralajmërimit të Asteroideve për ndarjen e të dhënave.

Sipas observatorit, dy asteroidët e sapozbuluar i përkasin grupit të asteroidëve Amor dhe vlerësohet të jenë 230 metra dhe 45 metra në diametër. (Irma)