Foto: VCG

Foto: VCG

Provinca Guizhou e Kinës jugperëndimore ka bërë përparim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e varfërisë gjatë dekadës së fundit, u bë e ditur në një konference të zhvilluar në kryeqendrën Guiyang, përcjell “Xinhua”.

Në vitin 2021, prodhimi i brendshëm bruto i Guizhou arriti në 2 trilionë juanë (rreth 295 miliardë dollarë amerikanë), ndërsa të ardhurat për frymë të banorëve në zonat urbane dhe rurale ishin respektivisht 2.1 herë dhe 2.7 herë më të larta se në vitin 2012.

Gjatë 10 viteve të fundit, 9.23 milionë banorë në Guizhou u nxorën nga varfëria dhe janë shënuar arritje në zhvillimin e infrastrukturës.

Ekonomia digjitale gjithashtu fitoi vrull në provincë, me fokus në ndërtimin e zonës pilot gjithëpërfshirëse kombëtare të “big data” dhe zonës së inovacionit të zhvillimit të ekonomisë digjitale.

Ndërkohë, Guizhou është e përkushtuar t'i japë përparësi ekologjisë dhe zhvillimit të gjelbër dhe shkalla e mbulimit të saj me pyje i kalon 62 për qind. (Irma)